Mila Kunis: Nuk mendoj që jam seksi, por jam spirituoze

Për të ëndërrojnë meshkujt nëpër gjithë botën, por ajo nuk e ka të qartë pse është kështu. Mila Kunis (28) mendon që nuk është tërheqëse për shkak të pamjes, por më shumë për shkak të sensit për humor.

“Më pëlqen vëmendja, por unë nuk e shoh veten aspak si tërheqëse. Përveç asaj, nuk e kam natyrën të sillem sensuale si disa femra”, – ka deklaruar aktorja në intervistën për “The Sun” britanik.

Mila, e lindur në Ukrainë, tha që nuk ka depërtuar lehtë në Hollywood sepse femra të bukura dhe interesante ka në çdo hap dhe të gjithë dëshirojnë të kenë sukses në industrinë e filmit. Disa, thotë ajo, mbështeten në pamje, ndërsa disa nuk dëshirojnë të perceptohen si kukulla por dëshirojnë role më serioze.

Personalisht, shton ajo, kurrë nuk është mbështetur në pamje sepse nuk ndihet atraktive.

-Nuk plasoj në medie fotografi ku jam lakuriq dhe pastaj pohoj që jam viktimë e hakerëve, e as nuk tregoj pjesën mes këmbëve kur dal nga automobili sepse nuk kam të brendshme. Thjesht nuk jam tipi i femrës që mendon që e ka trupin si atunë e vetme”, – ka thënë Mila.

Aktorja momentalisht nuk ka të dashur. Thotë që së pari duhet të “spastrojë orarin” nga puna që të mund të gjejë ndonjë djalë të mirë. Problemi tjetër i saj është, siç thotë, që urren takimet sepse në to nuk ndihet rehat, e as e natyrshme dhe menjëherë është nervoze. Nuk e din pse ndihet ashtu.

“Do të doja ta gjeja atë të vërtetin dhe të jem me të, por për martesë nuk mendoj aspak. Thjesht nuk e shoh nevojën për atë gjë”, – thotë ajo dhe shton që eventualisht do të martohej sikur të kishte fëmijë, që ata të kenë siguri dhe të mos bëjnë pyetje të komplikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button