fbpx

Ahmeti pas takimit me Hanin: Na duhet më shumë angazhim ta kapim hapin e duhur drejt BE-së

“Do të duhet shumë më shumë angazhim nga forcat politike që të kapim hapin e duhur drejt qëllimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, njofton Portalb.mk.

“Na presin punë shumë të rëndësishme, shumë parësore, duke filluar që nga reformat në gjyqësi, luftë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe zbatim të të gjitha orientimeve që dalin nga Brukseli që ne sa më shpejtë të bëjmë negociata për anëtarësim. E tëra biseda ishte përmbajtjesore, por që nga ne pritet që të jemi shumë më aktiv, jo vetëm si parti politike në pushtet, por edhe të gjitha partive tjera, pasi që çdo sukses është sukses edhe i partive opozitare, pra sukses i përbashkët”, deklaroi Ahmeti.

I pyetur nëse BDI do të lëshojë ndonjë resor që të futet në Qeveri Lëvizja BESA, Ahmeti nuk tha asgjë konkrete, vetëm se “bisedimet po zhvillohen dhe me kalimin e kohës do të shihet se si do të vendoset për këtë çështje”.

Në lidhje me çështjen e emrit, Ahmeti tha se kjo është çështje e ndjeshme dhe nuk mundet që të zhvillohet nëpër media, ndërkaq theksoi se është me rëndësi pozitive që kjo çështje të mbyllet.

https://portalb.mk/519488-ja-cfare-thane-han-dhe-zaev-ne-konferencen-per-shtyp-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button