Ndërroi jetë ish-zonja e parë amerikane Barbara Bush

Ish-Zonja e Parë amerikane, Barbara Bush ka vdekur në moshën 92 vjeçare, ka njoftuar familja e saj.

“Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara dhe përkrahësja e pamëshirmshme e edukimit familjar Barbara Pierce Bush ka vdekur më 17 prill në moshën 92 vjeçare”, ka njoftuar përmes një deklarate, zyra e ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush, transmeton REL.

Ata kanë qenë të martuar për 73 vjet ndërsa zonja Bush ka qenë njëra nga dy Zonjat amerikane që kanë qenë edhe nëna të presidentëve të SHBA-së.

Djali i çiftit, George W. Bush, ka shërbyer dy mandate si president amerikan nga 2001 deri më 2009.

Zonja tjetër e Parë amerikane, djali i së cilës është bërë president ka qenë, Abigail Adams, gruaja e John Adams dhe nëna e John Quincy Adams.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button