fbpx

Han ia dorëzoi raportin e KE-së Zaevit (VIDEO)

09:30 – Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp, iu falënderua eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, për raportin pozitiv të Komisionit Evropian dhe ka paralajmëruar reforma të fuqishme në dy muajt e ardhshëm, me qëllim që të fitohet datë për bisedime në qershor, njofton Portalb.mk.

“Dua që t’i falënderoj të gjithë qytetarët, sektorin civil dhe partitë politike për vetëdijen dhe mbështetjen për reformat e rënda në periudhë përpara reformave”, deklaroi Zaev.

Johanes Han ua uroi qytetarëve rekomandimin për fillimin e negociatave, ndërkaq e falënderoi gjithashtu edhe opozitën.

“Kushtet janë shumë të mira dhe duhet t’u kënaqemi këtyre momenteve. Sinqerisht u uroj juve dhe Qeverisë suaj për suksesin. Këtu e përfshij edhe opozitën e cila ka pasur rol konstruktiv në këtë qëllim të rëndësishëm nacional. Mendoj se mirë keni filluar dhe se duhet të vazhdoni me ritëm të njëjtë. Tani patjetër duhet që të zbatohen në praktikë ligjet. Nuk është e mjaftueshme që vetëm të ndërrohen ligjit. Nuk ka shumë hapësirë për kënaqësi”, deklaroi Han.

Pas mbarimit të konferencës për shtyp, Johanes Han ia ka dorëzuar raportin e KE-së kryeministrit, Zoran Zaev.

Johanes Han dhe Zoran Zaev. Dorëzimi i Raportit të Maqedonisë.  Foto nga Portalb.mk/Fatbardha Curri
Johanes Han dhe Zoran Zaev gjatë dorëzimit të raportit. Foto nga Portalb.mk/Fatbardha Curri

——————————————————————————–
Një ditë pas publikimit të Raportit për përparimin e Republikës së Maqedonisë, për vizitë zyrtare do të qëndrojnë në Shkup eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, transmeton Portalb.mk.

Ata personalisht do t’ia dorëzojnë raportin kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe do të bisedojnë me të dhe me përfaqësues të qeverisë për reformat e ardhshme në Maqedoni që janë theksuar në raport për avancimin e vendit drejt BE-së.

Ndryshe, dje Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Dritë jeshile për fillim të negociatave iu dha edhe Shqipërisë.

Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button