Xhaferi sot takohet me ministrin danez të çështjeve evropiane

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga “Dialog Forum”. 

Në kuadër të vizitës së tij në Danimarkë,  Xhaferri do të realizojë takim me Ministrin për çështje evropiane Nikolai Uamen si dhe më zyrtarë të tjerë të qeverisë daneze, njofton zyra e tij për shtyp. 

“Dialog Forum” është organizatë joqeveritare në Danimarkë e cila përmes hulumtimeve, konferencave dhe debateve të ndryshme punon për zhvillimin e ideve të reja për dialog më dinamik, më efikas dhe më të rëndësishëm  mes bashkësive etnike dhe inkuadrimin më aktiv të tyre në procesin e vendimmarrjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button