Torres: Në verë largohem nga Atletico Madridi dhe Spanja

Sulmuesi 34 vjeçar i Atletico Madridit, Fernando Torres, tha se në verë do të braktisë klubin, por edhe ligën Primera të Spanjës, meqë karrierën do ta vazhdojë në një klub jashtë vendit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish-futbollisti i klubeve angleze Liverpool dhe Chelsea, sërish mund të jetë pjesë e njërës nga ligat evropiane, ndonëse nuk përjashtohet shkuarja e tij në Kinë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk do të qëndroj në Spanjë. Aktualisht nuk e di nëse do të luaj në Evropë apo në ndonjë kontinent tjetër. Çdo gjë është e mundur”, ka thënë Torres.

Torres këtë sezon regjistoi 35 paraqitje për Atletico Madridin, në të cilat shënoi tetë herë. Ndeshjet i ka filluar kryesisht nga pankina e rezervistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button