fbpx

Interi i ofron Realit shkëmbimin Maicon-Sahin

Klubi i Interit vazhdon ta ndjekë mesfushorin Nuri Sahin.

Madje, ideja më e re e drejtuesve zikaltër, të cilët deri më tani e kanë kërkuar mesfushorin turk vetëm në formë huazimi, është ajo e një shkëmbimi kokë më kokë me Maiconin.

 Në këtë mënyrë, të dyja skuadrat do ishin të kënaqura, pasi do evitonin transferimin e parave kesh. Klubi zikaltër e vlerëson kartonin e mbrojtësit brazilian rreth 10 milionë euro.

Saktësisht aq sa pagoi Reali për Sahinin një vit më parë. Pra, të paktën në dukje ky do ishte transferimi ideal për të dyja palët.

Ndërkohë krerët madrilenë kërkojnë të fitojnë kohë, sepse përpara se të heqin dorë nga mesfushori turk duan të largojnë nga skuadra Lassana Diarra, i cili ka marrë një ofertë nga Spartaku i Moskës.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close