Karl Marx, simbol i kapitalizmit?!

Gjithcka mund ta kishte imagjinuar Karl Marx, por që një ditë imazhi i tij do të përfundonte i stampuar tek kartat e kreditit, simbole të kapitalizmit, KURRË!!!

Në qytezën e Chemnitz në jug të Gjermanisë drejtori i bankës “Sparkasse” ka vendosur të organizojë një sondazh mes punonjësve të tij për të zgjedhur në mënyrë plebishitare se imazhi i cilit person duhej përdorur tek kartat e reja të kreditit që banka do të ofronte në shërbim të klientëve të saj.

Rezultati; plot 1/3 e punonjësve u shprehën në një mendje, babai i komunizmit, filozofi i superstrukturës, Karl Marx ishte zgjedhja e tyre. U tha, u bë! Banka pa më të voglin hezitim hodhi në përdorim kartat e reja….dhe për çudi kërkesat për të patur “Marxcarte” vërshuan lumë edhe nga ish- Gjermania Perëndimore.

“Zgjedhja, më shumë se një sakrilegj, është afektive”, thotë drejtori i bankës. Sipas sondazheve, 43 përqind e qytetarëve gjermano-lindorë, që e provuan komunizmin për vite me radhë, ndjehen nostalgjikë për periudhën, me ndryshimin e vetëm, sic thonë ata; të ketë socializëm ashtu si Marx e përkufizon, jo komunizëm të egër.

Karl Marx lindi në 5 maj të 1818 në Trier, në ato vite pjesë e Mbretërisë së Prusisë. Filozofi me dy librat “Kapitalizmi” dhe “Manifesti i Komunizmit”, hodhi idetë e tij për modelin politiko-ekonomik të së ardhmes. Vdiq në moshën 64-vjeçare, më 14 mars të 1883-it në Londër. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button