Protestë nga “Drejtësi për Almirin”: Edhe në Raportin për Maqedoninë thuhet se duhet bërë shumë punë në gjyqësor (VIDEO)

Një grup i qytetarëve të organizuar nga Iniciativa Qytetare “Drejtësi për Almirin” sot përsëri dolën në protestë për drejtësi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ku përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini mbajti fjalim para deputetëve, transmeton Portalb.mk.

Sipas njërit nga organizatorët e protestës, Visar Vishka, qëllimi i kësaj proteste është që t’ju tregojmë përfaqësuesve të Lartë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Ai nënvizoi se edhe në Raportin e publikuar nga KE thuhet se duhet bërë hapa edhe më tej në gjyqësor. Gjithashtu rikujtoi se rasti i Almir Aliut nuk është trashëguar nga pushteti paraprak, por është prodhim i Qeverisë së re.

“Erdhëm ta pyesim Mogerinin edhe Hanin dhe Unionin Evropian a është kjo drejtësia me të cilën mburret Evropa, a është kjo drejtësi që duhet të merr nota pozitive nga KE edhe pse ne e dimë se që mundohen ta shesin si kristal të pastër edhe pse kishte në Raportin e tyre se në gjyqësi ka shumë punë për t’u bërë. Ne jemi këtu për të treguar se si qytetarë të Maqedonisë nuk jemi aspak të kënaqur dhe jo që nuk është bërë asnjë lëvizje para, por është bërë lëvizje prapa. Reformën e parë që e bëri kjo Qeveri ishte kryeprokurori i cili vazhdoi ta thyejë ligjin, vazhdoi te veprojë në mënyrë selektive. Evropën duhet ta bëjmë ne këtu, nuk shkojmë në Evropë dhe nuk duam të shkojmë, por ta bëjmë këtu. Nuk ndalim deri sa të fitojmë gjyqësi ashtu siç duhet”, tha Visar Vishka.


———————————————————————————————–

Nga faqja zyrtare e facebook-ut “Drejtësi për Almirin” njoftojnë se me ardhjen e përfaqësuesve të BE-së, Johanes Han dhe Federika Mogerini  organizojnë protestë për drejtësi në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Protesta, siç thuhet në njoftim do të fillojë në orën 09:15 para Kuvendit të Republikë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button