Situata në Siri, Erdogan telefonon Merkel: Duhet të ruhet sovraniteti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me situatën në Siri

Mësohet se Erdogan dhe Merkel, në bisedën telefonike kanë biseduar rreth operacionit të ndërmarrë nga SHBA-të, Britania dhe Franca menjëherë pas sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit në Duma, transmeton TCH.

Dy liderët gjithashtu kanë theksuar se duhet të ruhet sovraniteti territorial i Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkrete për të siguruar përparim në procesin politik.

Më tej, sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, mësohet se në bisedën telefonike të kryer pas takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Erdogan dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button