Banorët e Gjorçe Petrovit përsëri protestuan për siguri në komunikacion

Banorët e vendbanimit të Gjorçe Petrovit sot pasdite e bllokuan rrugën Boris Sarafov ku mbrëmë është shkeluar një djalosh 10-vjeçar, ato kërkojnë nga Komuna, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Punëve të Brendshme masa urgjente për siguri në komunikacion, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët thonë se vozitet shumë shpejtë, fëmijët janë të pasigurtë dhe me frikë i dërgojnë në shkollë. Shkolla Fillore “Mirçe Asev” ndodhet pikërisht në atë rrugë ku nuk ka të vendosur semaforë, por vetëm shenja të komunikacionit zë cilat nuk respektohen.

Ato gjithashtu njoftojnë se nuk do t’i ndërprejnë protestat deri sa të merren masa përkatëse.

Fëmija që është shkelur në Gjorçe Petrov është në gjendje stabile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button