Juventus, titulli në “xhep”

Tifozët e Juventusit mund të bëjnë llogari sa të duan, por avantazhi i formacionit të trajnerit Allegri tregon se po vendoset vërtet hipotekimi në titullin e shtatë radhazi.

Që kur Seria A vendosi në vitin 1994 rregullin e fitores së vlefshme me 3 pikë, në thuajse të gjitha rastet, skuadra që ka kryesuar me 6 pikë në këtë pikë të kampionatit, ka arritur të fitojë titullin, transmeton TCH.

Në 23 sezone të Serisë A, vetëm në 3 raste skuadra kryesuese nuk mori fronin, kjo duke përjashtuar kampionatin e vendosur për shkak të skandalit të trukimeve. Juventusi ecën i qetë drejt rikonfirmimit, pasi duket se vetëm një tragjedi mund t’ia kalojë kampionatin Napolit.

Përmbysje të bujshme kanë ndodhur në 1998-1999, kur Lazio u parakalua nga Milani, në vitin pasues ishte Lacio që parakaloi Juventusin dhe në 2001-2002, Interi u parakalua nga Juve e madje dhe nga Roma.

“Zonja e Vjetër” marshon e sigurtë, pasi do të duhet të shpërdorojë disa ndeshje që të humbë vendin e parë. Ai që shuan zjarrin te tifozët e Napolit është dueli direkt të dielën e ardhshme në Torino. Por, nëse torinezët arrijnë të fitojnë, mund të festojnë titullin në San Siro, kundër atij që konsiderohet historikisht rivali numër 1 në Itali, Interi.

Kalendari i kësaj mesjave paraqet pengesa të kalueshme, si për Napolin, ashtu edhe për Juven.

Duke hipotizuar dy suksese, Juve do të shkonte në +9 pikë nëse fiton duelin direkt, e kështu matematika i jep leje të festojë në tempullin e zikaltërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button