Berisha thirrje Ramës: Të arrijmë konsensus për reformat

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryesocialistit Edi Rama të punojnë për finalizimin e reformave në interes të së ardhmes evropiane të shqiptarëve. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, shefi i qeverisë theksoi se Rama duhet të vendosë si përparësi integrimin europian të vendit.

“I bëj thirrje kreut të PS-së Edi Rama të vendosë integrimin europian të Shqipërisë si përparës të çdo përparësie. Nuk është konsensusi për ta përdorur për bllokim. Konsensusi është proces në të cilin çdo palë duhet të bëjë lëshime. Kemi punuar muaj të tërë për reformën zgjedhore, e kemi sjellë në pothuajse në përfundim të plotë. Është bërë një punë serioze dhe nuk duhet që në momentet e fundit të përdoret fuqia politike e drejtuesit për ta bllokuar procesin. Po pse ky proces nuk u bllokuar 2 muaj më parë? Pse ekspertët e të dyja grupeve arritën dakortësinë në të gjithë çështjet? Sepse ne pranaum çdo propozim të tyre” tha Berisha.

Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se kryesocialisti Rama duhet të lërë mënjanë praktikat të cilët ai i cilësoi si “prerje të kokës së turkut”.

“Të lëmë mënjanë praktikat e kokës së turkut. Koka e turkut na është bërë ne helmi që serviri diktatura çdo 6 mua, çdo 1 vit për të nakatosur shpirtrat e njerëzve. Nuk bëhet politika me koka turku. Nuk bëhet konsesusi, nëse njëherë më kërkon iksin dhe njëherë ypsilonin atëherë duket se ne vendosim për të prerë kokat. Nuk është demokracia për prerje kokash është sistem tjetër. E ftoj pa paragjykime por duke vendosur interest europiane si më të para. E garantoj që me angazhimin më të madh do të mund ti kompletojmë plotësisht reformat që presin shqiptarët dhe që janë detyra të tyre” shtoi Berisha.

Ai e ka garantuar Ramën se me angazhimin më të madh do të shihen reformat që presin shqiptarët. “Të fillojë me cilën të dojë, të nisë me imunitetin, që mos të tregojë se është i vetmi opozitar në planet që e do qeverinë me imunitet, të ngrihet mbi këshillin e miliarderëve, pasi janë qindra mijëra socialistë shqiptarë që nuk duan imunitet” tha kryeministri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button