Raporti i Revizionit për Karposhin, objekti i komunës është ndërtim i egër

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev sot në opinion e ka prezantuar raportin përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion, për punën financiare – materiale të Komunës, gjatë 4 viteve të fundit, njofton Portalb.mk.

Raporti sot në mëngjes është dorëzuar edhe deri te prokuroria Publike edhe deri te Policia Financiare me qëllim që të konstatohet përgjegjësia për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e dispozitave ligjore që janë konstatuar nga ana e revizorit përkatës shtetëror dhe ekipit të tyre.

“Komuna e Karposhit, përveç borxhit kryesor prej 18 milionë euro, ka borxhe edhe për harxhime tjera përkatëse (për avokatë, noterë, përmbarues, etj.). Në mënyrë të pacaktuar është harxhuar një kredi prej 2.6 milionë euro, ndërkaq objekti i ri i komunës është ndërtuar në bazë të projektit i cili nuk është miratuar nga Këshilli i Komunës Karposhit, por edhe pa marrjen e lejes për ndërtim”, deklaroi sot Bogoev.

“Komuna e cila duhet që të luftojë kundër ndërtimeve pa leje, funksionon në ndërtim të egër. Është bërë harxhim i pacaktuar i parave dhe kjo mund të shihet në dhëniet e parave te Klubi i Basketbollit të Karposhit “Sokoli”, por edhe te një numër i madh i shoqatave dhe individëve të cilët nuk kanë dhënë raporte për harxhimin e parave të dhëna”, thonë  kryetari i komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button