Kalon Niagarën mbi litar (VIDEO)

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën pranë ujëvarave dhe miliona të tjerë e ndoqën nga televizori aventurën e 33-vjeçarit në 61 metra lartësi mbi një litar rreth gjashtë centimetra të trashë.

Rreth 25 minuta pasi e nisi aventurën, Wallenda triumfues më në fund vuri këmbë në tokën kanadeze pas 550 metrash udhë. Pasi përshëndeti të shoqen dhe familjen, atij iu afruan agjentët doganorë që i kërkuan pasaportën, të cilën ai ua paraqiti.

“Nuk kam asgjë tjetër me vete”, tha 33-vjeçari.
“Cili është qëllimi i udhëtimit tuaj, zotëri?”, e pyetën agjentët.
“Të frymëzoj njerëz në mbarë botën”, u përgjigj ai.
Wallenda tha se ky ishte realizimi i një ëndrre të hershme dhe një mundësi për të nderuar stërgjyshin e tij, i cili vdiq pasi ra nga një litar i tendosur në Puerto Riko në vitin 1978./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button