Liga Arabe kërkon hetim për sulmin e dyshuar kimik në Siri

Në një samit të Ligës Arabe është bërë thirrje për hetim ndërkombëtar mbi përdorimin “kriminal” të armëve kimike në Siri dhe është dënuar ndërhyrjen e Iranit në çështjet e brendshme të vendeve arabe.

Samiti i mbajtur në Arabinë Saudite vjen pasi Shtetet e Bashkuara së bashku me Britaninë dhe Francën, kryen sulme në Siri në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik, ku u vranë dhjetëra persona në Siri më 7 prill, transmeton REL.

“Ne kërkojmë një hetim të pavarur ndërkombëtar që do të garantojë se do të zbatohet ligji ndërkombëtar ndaj kujdo që dëshmohet se ka përdorur armë kimike”, thuhet në deklaratën e publikuar pas mbajtjes së këtij samiti.

Në deklaratë po ashtu kërkohet për më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Iranit dhe bëhet thirrje për tërheqjen e “milicive” të Teheranit nga Siria dhe Jemeni.

Irani është mbështetës i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe e ndihmon atë me militicë shiite, që luftojnë përkrah forcave qeveriare. Në Jemen, rebelët Huthi, që Irani i mbështetë, kanë arritur të marrin nën kontroll pjesë të mëdha të shtetit, përfshirë edhe kryeqytetin, Sanaa.

Media shtetërore iraniane, ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Bahram Qasemi të ketë thënë se dënimi që është bërë nga Liga Arabe ka ardhur si rezultat i presionit nga Arabia Saudite, rivalit kryesor të Teheranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button