Çështja e emrit, mediat greke: Greqia bën pazare me Gjermaninë

Ndërsa zgjidhja e çështjes së emrit ka hyrë në finale, mediat greke shkruajnë për pazarllëqe të Greqisë me Gjermaninë. Nëse arrihet marrëveshje për emrin, masa për shkurtimin e pensioneve do të anulohej për 6 muaj, si “dhuratë” gjermane për Greqinë, transmeton Alsat.

Për premtimin e këtillë të Berlinit për Athinën shkruan gazeta greke “Ta Nea”, duke analizuar se çfarë do të fitonte me këtë Greqia. Gazeta shkruan se kjo masë anti-krizë tashmë është votuar dhe se duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Anulimi 6 mujor do t’i përshtatej kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe planeve të tij zgjedhore.

Teksti i këtillë ka shkaktuar reagime të shumta. Opozita ka akuzuar qeverinë greke se është duke zhvilluar bisedime të fshehta. Ndërsa nga kabineti i Ciprasit thonë se “Shkrimet mizore të përditshme nëpër media” janë të panevojshme për komentim. Nga ana tjetër në Maqedoni koordinatori nacional për në NATO, Stevo Pendarovski deklaroi se disa nga propozimet e deritanishme të palës greke për zgjidhjen e kontestit nuk kanë qenë aspak reale. Duke aluduar në identitetin, Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë shtoi se në shekullin 21 është ofenduese të flitet për disa tema.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button