Stoltenberg thirrje aleatëve për më shumë mbështetje ndaj Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke vënë në dukje se NATO ka një prani serioze në Turqi për ta mbështetur atë, u ka bërë thirrje të gjithë aleatëve të ofrojnë më shumë mbështetje ndaj Turqisë.

Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel përpara një vizitë zyrtare që do të kryejë në Turqi më 16 prill.

Ai deklaroi se Turqia është një aleat i vlefshëm dhe me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ka theksuar se në kuadër të vizitës të tij do të bisedojë rreth shumë çështjeve kritike, si operacioni “Dega e Ullirit”, lufta kundër terrorizmit dhe për krizën në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button