“Megjashi” kërkon përgjegjësi nga MASH për rrahjen e një vajzës në oborrin e shkollës

Reagon Ambasada e Parë Botërore për Fëmijë “Megjashi” e rastin e rrahjes brutale të një nxënëses në oborrin e shkollës fillore “Goce Dellçev” Negotinë, njofton Portalb.mk.

“Përsëri edhe për kushedi të cilën herë jemi dëshmitarë të edhe një agresioni ndaj fëmijëve në korniza të institucionit arsimor. Në oborrin e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Negotinë dy nxënëse në mënyrë brutale e kanë rrahur dhe e kanë tërhequr për flokësh një nxënëse tjetër edhe atë në prani të fëmijëve të tjerë të cilët e kanë vëzhguar dhe kanë marrë pjesë. Nuk janë të rëndësishme arsyet për këtë akt brutal, por është i frikshëm fakti i agresionit të pakontrolluar nga ana e fëmijëve ndaj nxënësve tjerë, që është rezultat para se gjithash i edukimit në familje dhe procesit arsimor në shkollë”, thuhet në reagim.

Presim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskovska, të ngrit procedurë për këtë rast, që të konstatohet niveli i përgjegjësisë, nga tërë kuadri arsimor, arsimtarët kujdestar, pedagogët, psikologët.

Nga “Megjashi” thonë se duhet që të punohet për parandalim të dhunës dhe patjetër duhet të ketë kontroll të vazhdueshëm për atë se çfarë po ndodh në shkolla dhe oborret e shkollës.

Megjashi: Deskoska ta hulumtojë rrahjen e nxënëses në Negotinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button