Ambasadorja e OSBE-së për ligjin e gjuhëve: Merrni shembull nga vendi im Finlanda

Ambasadorja e OSBE-së në largim, Nina Soumalainen, duke folur për ligjin e gjuhëve në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, shprehet se shteti duhet të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim të prejardhjes së tyre dhe se gjuha është çështje e rëndësishme në shtetet multietnike, që u mundëson gjithë qytetarëve të jenë pjesë e shoqërisë.

Si shembull për aplikim të dygjuhësisë ajo ka marrë vendin e saj, Finlandën, ku ka dy gjuhë kombëtare, finlandisht dhe suedisht, edhe pse pakica suedeze në këtë vend paraqet më pak se gjashtë për qind të popullatës së përgjithshme.

“Ne kemi qenë pjesë e Suedisë deri në vitin 1809, por për arsye historike dhe për parimet e bashkëpunimit nordik, ne kemi kërkuar të ruajmë suedishten si gjuhë zyrtare. Varet nga çdo shtet dhe qytetarët e vet të përcaktojnë rrugën përpara, përfshi edhe çështjen e gjuhës. Nuk ka një model të vetëm që zbatohet nga e drejta ndërkombëtare, por unë mund t’ju siguroj se misioni ynë do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet që kanë për qëllim të ndërtojnë një shoqëri të vërtetë kohezive dhe multi-etnike”. thotë ajo.

Soumalainen ka folur edhe për lirinë e mediave në vend, për të cilën ka thënë se ka filluar të përmirësohet, por se ka ende çështje serioze që duhet të zgjidhen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button