Koordinatori kombëtar për NATO, Pendarovski: NATO është alternativa më e mirë për Maqedoninë!

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski shprehet se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk është mundësia e vetme për shtetin, por më e mira. Ai këtë e ka thënë në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

“Pasi i bëmë gjitha analizat krahasuese që mund të bëhen në këtë çëshjte, e dimë se s’ka organizatë më të mirë në botë, që ofron kushte më të mira për zhvillim për shoqërinë e Maqedonisë e cila ka përbërje të veçantë. Ka dhe alternativa tjera, por ama kjo është më e mira”,thotë ai.

Duke komentuar sjelljen e Rusisë për interesin e vendit për të hyrë në NATO, Pendarovski tha se Rusia thjeshtë ka një retorikë nxitëse e cila nuk i del në ndihmë asnjërës nga palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button