fbpx

SHBA feston çeljen e qershisë me manifestime të shumta (VIDEO)

Në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Washington, po mbahet festivali tradicional i lules së qershisë, ku janë organizuar një sërë manifestimesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishmit kanë mundur të shohin tullumbacet gjigante me figurat e heronjve të filmave të animuar të cilat i mbanin pjesëmarrësit e kolonës së parakaluesve, ndërkohën për nder të festivalit u mbajt edhe një paradë nga anëtarët e organizatave joqeveritare, ndërsa për argëtimin e të pranishmëve u përkujdesën disa orkestra të angazhuara.

Çdo mars dhe prill, qindra mijëra njerëz dynden në Washington për të parë lulëzimin e qershive, për çka që nga viti 1935 organizohet festivali i lartpërmendur me qëllim të afrimit të njerëzve në periudhën më të mirë të vitit, të cilës padyshim i kontribuon edhe lulëzimi i qershive.

Në festivalin në fjalë, hapësirë e veçantë i kushtohet prezantimit të kulturës japoneze, vendi nga ku kjo qershi ka mbërritur në SHBA.

Qershia japoneze (Prunus serrulata), të cilën në Japoni e quajnë sekura, është simbol kombëtar i atij vendi.

Japonia në vitin 1910, intensifikoi raportet diplomatike me SHBA-të, ndërsa në vitin 1912, Tokio u vëllazërua me Washingtonin, ku në shenjë të vullnetit të mirë dhe miqësisë, u dhuruan amerikanëve disa pemë qershie të cilat atëherë u mbollën në parkun rreth liqenit Tidal në Washington.

Me kohë, pemët e qershisë u përhapën edhe në pjesë tjera të qytetit, ndërsa nga viti 1930, llogariten ndër simbolet kryesore të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button