“Riviera e fundit shqiptare”, Rama publikon shkrimin e revistës prestigjioze

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një shkrim dedikuar turizmit në Shqipëri. Revista prestigjioze e jahteve “Boat International” i ka kushtuar një shkrim turizmit të vendit tonë. Statusi i plotë:

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë shkrim për Shqipërinë në revistën më prestigjioze të jahteve, Boat International, ju uroj një të dielë të qetë ?”

Riviera e fundit

Një vijë bregdetare e mbushur plot me plazhe me rërë të bardhë, zona antike, limane të fshehur, por nuk duket asnjë superjaht.

‘’Shqipëria ka qenë e fshehur nën hundën tonë gjithë këtë kohë’’, thotë Tristan Rutherford, shkruan revista ‘’Boat International’’ .

Në një park të mbuluar nga gjethet në Westminster në Londër, ambasadori shqiptar, Qirjako Qirko mburr aftësinë për jahte të Malit të Zi, një komb që pak persona mund të arrinin ta dallonin në hartë një dekadë më parë. Në të kundërt, zhvillimi detar i Shqipërisë është ende në hapat e parë.

Qirko dhe unë biseduam për brigjet e virgjëra, rihapjen e ishullit të Sazanit, një bazë ushtarake e izoluar për një shekull si dhe për mundësitë që mund të ofrohen nga vendi për jahtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button