Nisi votimi në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Në Mal të Zi ka nisur votimi për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë.

Në sondazhet e bëra më parë, del se mbështetjen më të madhe e gëzon ish kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, i cili ka një mbështetje edhe nga qytetarët shqiptarë.
Të drejtë vote kanë 532 mijë e 599 qytetarë. Qytetarët do të mund të votojnë në 1 mijë e 214 vendvotime, që do të jenë të hapura prej orës 07 deri në orën 20:00.

I pari në listë është kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq, i dyti Mlladen Bojaniq, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA. Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç është i treti në listë, kurse i katërti Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve, kurse i pesti është Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb.

Në vendin e gjashtë të listës zgjedhore është kandidatja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq, kurse i shtati kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq. Zgjedhjet presidenciale janë të shtatat me radhë prej futjes së pluralizmit në Mal të Zi.

Presidentë të Malit të Zi kanë qenë: Momir Bullatoviq në dy mandate, Millo Gjukanoviq në një, dhe Filip Vujanoviq në 3 mandate.

Presidenti i përjetshëm i Malit të Zi përsëri favorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button