Moti sot në Maqedoni
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i freskët. Do të ketë edhe vranësira lokale si dhe do të fryjë erë e lehtë në drejtimin jugor. Pasdite pritet të paraqiten kushte për shi lokal.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga pesë deri më 11 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 20 deri më 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 24 gradë Celsius.
Ditë të mbarë!