Shtrenjtohen prodhimet kroate që importohen në vend

Prodhimet kroate të cilat importohen në vend do të shtrenjtohen pasi që Kroacia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Në këtë rast do të vlejë Marrëveshja për stabilizim e asocim e cila tërheq ngarkesa me dogana dhe kuata, ndërsa deri më tani prodhimet bujqësore dhe ushqimore kroate janë importuar tërësisht të liberalizuara, në pajtim me marrëveshjen CEFTA.

Në Odën ekonomike thonë se kjo mund të rezultojë me shtrenjtime që, nga ana tjetër, do të lirojë hapësirë për pjesëmarrës tjerë në tregun e Maqedonisë, duke përfshirë edhe ato vendore.

“Ekonomistët e Maqedonisë doemos do të duhet të bëjnë përllogaritje dhe të konsultohen me Qeverinë rreth marrjes së hapave të mëtejshme në këtë drejtim”, theksoi Lubica Nuri nga Oda ekonomike.

Sipas saj, deri në fund të vitit do të jetë e pasigurtë edhe shkëmbimi tregtar mes dy vendeve meqë në Kroaci momentalisht në masë të konsiderueshme ndihet recesioni. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button