Haley: SHBA-ja e gatshme të reagojë sërish, kemi paralizuar programin e armëve kimike të Sirisë

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se sulmet e bëra sot janë planifikuar me kujdes për të minimizuar viktimat civile. Sipas Haley, SHBA-ja do të ndjek secilin vend që mund të përdorë apo ndihmon në përdorimin e armëve kimike.

Haley ka përsëritur se presidenti Donald Trump ka deklaruar që nëse Siria përdor sërish gaz helmues, SHBA-ja është e gatshme për të reaguar.

“Ne jemi të bindur se kemi paralizuar programin e armëve kimike të Sirisë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë presion, nëse regjimi sirian është aq i pamend sa të testojë gatishmërinë tonë”, tha ambasadorja.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button