Osmani: Procesi i bisedimeve është transparent, madje edhe për çështjet më të ndjeshme

“Procesin e negociatave gjatë muajve të fundit e karakterizon transparenca dhe përfshirja. Nuk ka informacion në të gjithë procesin e negociatave, madje edhe çështjet më të ndjeshme që unë nuk i di e i din kryeministri , apo nuk i di Ali Ahmeti apo Hristijan Mickovski, apo Gjorge Ivanov. Do të thotë se kemi të bëjmë me një proces tejet transparent, sepse kështu mendojmë se do të arrihet zgjidhja, dhe jo me fshehjen e informacioneve. Po me kujdes të shtuar ndaj qëndrimeve të dhëna para kohe, megjithatë përfshirjen e të gjithë faktorëve vendimmarrës në vend”, tha Bujar Osmani në brifingun e sotëm për media, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se gjatë gjithë procesit ata kujdesen dhe shohin interesat e gjithë banorëve të Maqedonisë pa i ndarë në përkatësi etnike.

“Lidhur me referendumin Shqiptarët dhe BDI kanë rol konstruktiv gjatë gjithë procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit. Jemi të kujdesshëm edhe për ndenjat që kanë bashkëqytetarët tanë maqedonas lidhur me këtë çështje dhe mundohemi që me kujdes të reagojmë. Ne në fund do të pranojmë kërkesën e LSDM për referendum, megjithatë duhet të shohim edhe rreziqet dhe ato ti bëjmë në një debat konstruktiv”, tha Osmani.

Ai sqaron se cilat janë ato rreziqe, ku tha se së pari ajo do të bëhet çështje ditore e pyetjeve politike dhe ndoshta partitë politike  që janë principiel ndaj qëndrimeve të tyre do të bijnë nën presionin publik dhe mund të ndryshojnë qëndrimet, dhe e dyta referendumet bëhen lajme për ndikim nga jashtë.

“Tani më në SHBA kemi debat për atë se a ishin zgjedhjet të influencuara nga faktorë të jashtëm, a ishte Brexit i influencuar nga faktorë të jashtëm … Frikësohem se po hapim një fushe në të cilën një fuqi tjetër të sundojë, dhe e treta që do të mund të shkaktonte referendum edhe në Greqi i cili në mënyrë shtesë do të komplikonte procesin e emrit. Do të thotë këto janë argumentet që ne po i japim si mendime objektive që mund të përbënin rrezik nga referendumi”, tha Osmani.

Zaev: Shumë jemi afër zgjidhjes, ngelet emri dhe përdorimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button