Rrahje në parkun e Tetovës

Më datë 13 prill në orën 19 është paraqitur se në Tetovë në rrugën B.Kidriç, në parkun zbavitës në qendrën sportive në Tetovë, nga ana e disa personave është kryer dhunë ndaj A.L. (22) nga fshati Sellce, A.Sh. (18) nga Tetova dhe A.J.(18) poashtu nga fshati Sellce, transmeton Portalb.mk.

Gjegjësisht A.J. ka qenë në parkun zbavitës ku sipas deklaratës së tij ka qenë i sulmuar fizikisht na ana e punonjësve të qendrës sportive, dhe kur e kanë parë A.L. dhe A.Sh., janë munduar t’i ndajnë por personat e punësuar kanë sulmuar edhe ata.

Pas sulmit, të njëjtit i janë drejtuar qendrës spitalore të Tetovës ku i janë nënshtruar ndihmës mjekësore. Nga ana e SPB Tetovë njoftojnë se janë duke u marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit, me ç’rast janë gjetur sulmuesit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet padia penale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button