Rusia: 71 raketa janë parandaluar nga gjithsej 103 nga sulmet e SHBA dhe aleatëve në Siri

Shefi i Drejtorisë së Operacioneve Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Sergey Rudskoy, pohoi se nga 103 raketa kryqëzuese të shkrepura nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, kundër regjimit të Asadit në Siri, 71 janë parandaluar prej sistemit të mbrojtjes ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Rudskoy, në një konferencë shtypi në Moskë, dha deklarata për gazetarët në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj Sirisë.

Ai theksoi se sipas informacioneve që i posedojnë, SHBA-të dhe aleatët e saj në operacion kanë përdorur 103 raketa kryqëzuese.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë, shumica e të cilave janë prodhim rus, iu përgjigjën me sukses raketave të shkrepura nga ajri dhe deti. U parandaluan 71 raketa kryqëzuese”, tha Rudskoy.

Gjenerali rus më tutje duke pretenduar se bazat ajrore ushtarake të Sirisë të cilat ishin të shënjestruar gjatë operacionit nuk kanë pësuar dëme, theksoi se raketat e lëshuara drejt bazave janë shkatërruar.

Rudskoy, tha se pas kësaj ngjarje janë duke vlerësuar që të jepen Sirisë sisteme të mbrojtjes ajrore S-300.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button