Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Guterres: thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi për rrezikun e ndonjë përshkallëzimi të mëtejshëm pas sulmit të përbashkët ajror të SHBA-ve, Britanisë dhe Francës, mbi objektivat e kapaciteteve të mundshme të armëve kimike të forcave besnike të regjimit të Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu Agency ( AA).

“Nga afër jam duke ndjekur raportet e sulmeve ajrore në Siri të kryera nga SHBA, Britania dhe Franca. Unë u bëj thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të bashkohen dhe të tregojnë përgjegjësi. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare të tregohen të përmbajtura në këto rrethana të rrezikshme dhe të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzon situatën dhe të përkeqëson vuajtjet e popullit sirian”, është shprehur një deklaratë me shkrim Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke pranuar faktin se përdorimi i armëve kimike është “i neveritshëm”, ai shtoi:

“Vuajtja që shkaktohet është e tmerrshme. Disa herë kam shpreh zhgënjimin tim të thellë për shkak se Këshilli i Sigurimit nuk ka pranuar t’i përkushtohet një mekanizmi për llogaridhënie efektive për përdorimin e armëve kimike në Siri. I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit të marrë përgjegjësinë dhe të tejkalojë mosmarrëveshjet. Unë do të vazhdoj të angazhohem me shtetet anëtare për të arritur këtë qëllim”.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button