Donald Tusk për sulmin e SHBA dhe aleatëve në Siri: Bashkimi Evropian do të jetë me aleatët dhe drejtësinë

Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, tha se Bashkimi Evropian (BE) mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, ku sot herët në mëngjes u bombarduan disa pozicione të armëve kimike të regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

“BE do të jetë me aleatët dhe me drejtësinë”, shkroi Tusk në rrjetin social. Ai shtoi se operacioni tregoi se pa pagesën e kostos nuk do të vazhdojë tragjedia njerëzore.

Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs herët në mëngjes.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button