Putin reagoi për operacionin e SHBA dhe aleatëve ndaj regjimit të Asadit, ja çfarë thotë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi se ashpër dënon operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit të Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Kremlini, Putini ka reaguar ndaj operacionit në Siri.

Ai theksoi se SHBA-të dhe aleatët e saj kanë zhvilluar sulme raketore ndaj infrastrukturave civile dhe ushtarake në Siri. Putin operacionin e përshkroi si “Një akt agresioni kundër një shteti sovran që është në ballë të luftës kundër terrorizmit, duke e shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, pa sanksionimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Presidenti rus duke theksuar se SHBA-të edhe para një viti ka sulmuar bazën Shayrat me “arsyetim se është përdorur substancë kimike” ndaj civilëve në Siri, tha se këtë herë ka zhvilluar operacione në periferinë e Damaskut, Duma.

Duke vënë në dukje se ekspertët ushtarak rusë nuk kanë gjetur klor ose ndonjë substancë helmuese në rajon, Putin pretendoi se edhe askush nga popullata në rajon nuk ka konfirmuar ndonjë sulm kimik.

“Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dërgoi ekspertët e saj në Siri për të sqaruar të gjitha kushtet. Por disa shtete perëndimore pa pritur rezultatin e hetimit zhvilluan operacion ushtarak, nuk morën seriozisht këtë në mënyrë poshtëruese. Rusia fuqimisht dënon sulmin ndaj Sirisë ku ushtarët rus ndihmojnë qeverinë legjitime kundër terrorit”, u shpreh Putin.
Putin më tutje duke theksuar se veprimet e SHBA-ve kanë thelluar edhe më shumë fatkeqësinë njerëzore në Siri, u shpreh se populli sirian i cili që 7 vjet vuan nga torturat e terroristëve është duke u shtyrë në një valë të re të migrimit. “Rritja aktuale e tensionit rreth Sirisë ka një efekt shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Koha do të tregojë gjithçka. Historia është duke i ngarkuar një përgjegjësi të madhe Washingtonit, për shkak të masakrave në Jugosllavi, Irak dhe Libi”, tha Putin.

Presidenti rus gjithashtu i bëri thirrje KS-OKB-së për një takim urgjent për të diskutuar sipas tij veprimet agresive të SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button