CAS i rikthen Skënderbeut titullin kampion

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka marrë vendimin për t’i rikthyer titullin kampion Klubit të Futbollit Skënderbeu, të sezonit 2015-2016 të Kategorisë Superiore, që i ishte hequr nga Komisioni i Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit, transmeton Anadolu Agemcy (AA).

Ky vendim është konfirmuar nga klubi korçar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

“CAS ka pranuar kërkesën e KF Skënderbeu për të kthyer titullin e sezonit 2015-16 të hequr nga komisioni i etikës”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit, në qershor të vitit të kaluar vendosi heqjen e titullit “kampion” për Klubin Sportiv Skënderbeu për sezonin 2015-2016, për “komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive.”

Kujtojmë se në mars të këtij viti Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) shpalli vendimin për përjashtimin e Klubit të Futbollit Skënderbeu nga kompeticionet europiane për një periudhë 10 vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nën akuzat për trukim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button