DRITARE E PORTOKALLTË

Unë të pres me zjarrin e dritares që flakëron.
Shtëpisë ku nuk jam zot.
Nata mbi kokën tënde, rrugë të hap pas shpine.
Pas perdes shoh tek vie, me fishkëllimën buzës.
Kokë e zezë gjarpëri, rruga pas teje shtrihet gri.
Kokën lart vështron kah dritarja nën trupin tim.
Pikërisht këtu, nën këtë dritare portokalle, nisi e u degdis gjithçka.
Mëkati që s’po na falet.
Më sillesh te dera me delikatesën e pasmesnatshme.
Sa më shumë ofrohesh më i gjatë më bëhesh.
Trup mendueshëm mbi këmbët që dinë rrugën e vet.
Sytë dollap gjelbër të mekur, mjaltë e ftohtë bajame det.
Të gjithë flenë kur më ngjitesh kangjelave pa u ndie fare.
Dritaren afruar ia kam pezulit që të hysh me këpucë.
Në flakën e dridhshme të zjarrit që verbon sytë ta shoh
buzëqeshjen e butë fine, rrëshqitshëm me pahirë.
Në hije të del mashtruese, cinike, zhgënjyese.
Kur m’sheh.
E hutohesh.

 

Poezi nga Fakete Rexha

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. sa poezi e bukur!
    autorja eshte zbulim per mua
    (e pyeta ne nje cast insipirmi, me te dashurin:
    Si perkthehet otkrovenie?
    Relevacion, ashtu dicka tha.
    nuk me tingelloi e shqiperuar, kurse Zbulesa me duket e kunderta – teper e shqiperuar haha).
    Me te zbuluar sot Fakete Rexhen, lexova, mes tjerash, fragment romani Udhetimi yne deri breg ferri, prill 1999, Bllace, njashtu e bukur.
    Kjo poezi ketu, per lexim e rilexim.
    Ju lumte Rexha!

Leave a Reply to tetovare Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button