Megjashi: Deskoska ta hulumtojë rrahjen e nxënëses në Negotinë

Nga ambasada e parë e fëmijëve Megjashi dolën me reagim për rastin e rrahjes së nxënëses në shkollën Fillore “Goce Dellçev” në Negotinë, për çka kërkojnë hulumtim të tërësishëm të rastit nga ana e ministres së arsimit Renata Deskoska dhe të ndërmerren masa që raste të tilla të mos përsëriten, përcjell Portalb.mk.

“Presim nga Ministria e Arsimit, gjegjësisht nga ministrja Renata Deskoska të nis hetimet për këtë rast, të vërtetojë nivelin e përgjegjësisë ku përfshin gjithë kuadrin e mësimdhënësve, mësuesve kujdestar, pedagog, psikolog, të cilët duhet të punojnë në prevenimin e dhunës dhe duhet të kenë vazhdimisht kontrollë për atë se çfarë po ndodh në oborrin e shkollës. Ky rast brutal tregon edhe një herë se janë të kota çfarë do lloj transformimesh në arsim nëse në radhë të parë nuk rruhet parimi kryesor që është edukimi i të rinjve dhe nëse nuk punohet në prevenimin e dhunës nëpër shkolla”, thuhet në reagimin nga Megjashi.

Nga Megjashi vlerësojnë se shteti duhet të punojë më shumë në hapjen e qendrave ku do të punohet me fëmijët që janë viktimë e dhunës, por edhe me fëmijët e dhunshëm, pasi familjet fëmijët e të cilëve janë të kyçur në incidente të tilla kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje psikosociale.

Ambasada e fëmijëve Megjasji bën thirrje për përgjegjësi më të madhe nga ana e prindërve dhe ndikim më të madh në prevenimin e dhunës mes moshatarëve që mos të ndodh më e keqja. Njëkohësisht kërkojnë nga Inspektorati shtetëror I arsimit dhe MPB ta vërtetojnë nivelin e përgjegjësisë, me dënime për kryerësit e veprës dhe bashkëpunëtoret.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button