Eksperti amerikan me apel: Gjykatat të hapen ndaj gazetarëve

Seancat gjyqësore të hapen për publikun dhe gazetarët sepse vetëm në këtë mënyrë do të rritet besimi i qytetarëve ndaj gjykatave. Kjo ishte këshilla kryesore e gazetarës amerikane Rejçëll Koen, në puntorinë rajonale në Shkup me temë: “Transparenca gjyqësore dhe evaluimi i gjykatësve në dritën e reformave në gjyqësi”, e organizuar nga Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni, njofton CivilMedia.

Koen preznetoi përvojën amerikane të bashkëpunimit mes gjykatave dhe mediave, i cili zhvillohet përmes Komitetit të Gjyqit dhe Mediave në kuadër të Gjykatës së Lartë në Boston. Ajo tha se seancat gjyqësore duhet të jenë të hapura për publikun dhe se gazetarëve duhet t’u lejohet të përdorin të gjitha llojet e pajisjeve elektronike gjatë dëgjimit.

“Gazetarët dhe gjykatësit mund të mësojnë shumë nga njëri-tjetri, dhe gjykatat e hapura janë një mënyrë e mrekullueshme për të rritur besimin e publikut për atë që ndodh në sallat e gjyqit. Ky është misioni i vërtetë i Komitetit të Gjyqit dhe Mediave në Masaçusec. Kur them gjykata të hapura, mendoj në gjykata të hapura për kamera dhe për të gjitha llojet e pajisjeve elektronike, në mënyrë që gazetarët të kenë mundësi të shkruajnë poste në rrjetet sociale, ose të raportojnë drejtpërdrejtë nga salla e gjyqit,” theksoi Koen.

Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemail Saiti paralajmëroi se duke ndjekur shembullin e Amerikës edhe në Maqedoni do të formohet organ – ku do të diskutohet për çështjet e përbashkëta të gjykatave dhe mediave. “Do të hapet çështje për bashkëpunim më të afërt me mediat, në drejtim të formimit të trupit gjyqësor-medial, ku do të mundet të debatohet për shumë çështje të përbashkëta, që të hapen gjykatat për mediat, si dhe për të jenë mediat më afër punës tonë,” shtoi Saiti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button