Rusia kritikon ashpër sulmin e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës në Siri

Rusia të shtunën ka kritikuar ashpër sulmin e përbashkët ajror të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj objektivave të forcave të regjimit të Bashar al-Assad në Siri në përgjigje të sulmit të dyshuar me armë kimike në Duma, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ata që qëndrojnë prapa kësaj vendosin kërkesat morale të udhëheqjes në botë dhe tregojnë ekskluzivitet dhe unifikim. Në fakt, nevojitet një lloj shumë specifik i unifikimit për të sulmuar kryeqytetin e Sirisë në kohën kur kanë ndodhur ndryshime të cilat çojnë drejt paqes”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë nëpërmjet mediave sociale.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se asnjë raketë e shkrepur në sulmin e përbashkët nuk kishte shënjestruar bazat ushtarake ruse në Siri.

Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs herët në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button