Çfarë dimë deri me tani për sulmet në Siri?

SHBA, Franca dhe Britania sonte kanë dhënë urdhër për të sulmuar caqet e armëve kimike të Bashar Al Assad.

Çfarë dimë deri me tani për këto sulme?

Donald Trump ka lajmëruar se ka sulmuar fabrikat e armëve kimike të regjimit sirian, s’bashku me Britaninë dhe Francën.

Pak momente pasi presidenti përfundoi fjalimin, raportet thanë që u dëgjuan eksplodimet në Damask. Pentagoni konfirmoi më vonë se ka sulmuar tri caqe në Damask dhe Homs. Mbrojtja ajrore e Sirisë është kundër përgjigjur por SHBA tha se nuk kanë humbur asnjë raketë gjatë sulmit të parë ajror.

Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, tha se “të tila aksione nuk do të mbesin pa pasoja” dhe shtoi që Moska po kërcenohet. “Ta fajësosh presidentin e Rusisë për këtë gjë është e prapranueshme”, tha tutje ai.

Presidenti Trump tha se sulmi në Douma një javë më parë paraqet një “eskalimë të përgjegjësive për përdorimin e armëve kimike” nga regjimi i Assadit. “Ne jemi përgaditur për një përgjigje dhe do të vazhdojmë deri ta ndalojmë Asadin në përdorimin e agjenteve të tij kimik”, tha ai.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se ajo ka autorizuar sulmet ne Siri për shkak se “regjimi i Sirisë ka degraduar duke përdorur armë kimike pa kontroll”. Ajo ka tërhequr paralele edhe me Rusinë duke shtuar: Ne nuk mund të lejojmë përdorimin e armëve kimike për të normalizuar gjëra – brenda Sirisë, në rrugët e Britanisë apo në ndonjë vend tjetër të botës. Ne dëshirojmë një zgjidhje. Por në këtë rast nuk ka rrugë tjetër.

Ministri i Mbrojtjes se Britanisë tha se Britania ka dërguar katër avion me tornado në Qipro si pjesë e sulmeve në bazën Homs.

Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis th se SHBA, Britania dhe Franca e kanë marrë “këtë aksion” kundër infrastrukturës së armëve kimike në Siri dhe nuk përjashtojnë sulme të tjera. “Qartë, regjimi i Assadit nuk e ka marrë mesazhin herën e fundit:, tha ai duke ju kundërpërgjigjur atij edhe për sulmin kimik n ëGhouta më 2017. Ai tha se aleatët “kanë pritur shumë për të shmangur edhe viktimat në civil gjatë sulmeve”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian paraqet një rrezik të madh për popullin sirian por edhe për sigurinë mbarë botërore. 

Shefi i Shtabit të SHBA-ve theksoi se objektivat e goditura në Siri janë qendrat kërkimore për armët kimike në Damask, depot e armëve kimike në Homs.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button