SHBA-të, Franca dhe Britania filluan me sulme mbi objektivat kimike në Siri (VIDEO)

SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca të premten mbrëma filluan sulme duke shënjestruar aftësitë e armëve kimike të regjimit të Asadit, njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald TrumpShefi i Shtabit të SHBA-ve theksoi se objektivat e goditura në Siri janë qendrat kërkimore për armët kimike në Damask, depot e armëve kimike në Homs.

22:06 – Mike Pence, Rusisë: Jeni në anën e gabuar të historisë

21:05 – Albin Kurti reagon për sulmin e SHBA-ve në Siri

20:48 – Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutën e propozuar nga Rusia për Sirinë

20:25 – Sulmet në Siri: Tre lëvizjet kyçe të Trumpit kundër Assadit

20:18 – Haley: SHBA-ja e gatshme të reagojë sërish, kemi paralizuar programin e armëve kimike të Sirisë

19:36 – Pamjet në Siri pas sulmit të SHBA-ve dhe aleatëve (VIDEO)

19:29 – Vuçiq nuk përgjigjet nëse është me Rusinë apo Amerikën, kujton sulmet mbi Serbinë

19:17 – Ambasadori rus në OKB: Vepruat njëjtë sikur në sulmin ndaj Jugosllavisë

18:24 – Pentagoni: Me sukses u goditën të gjitha objektivat në Siri

18:23 – Çavusoglu: Duhet të shpëtojmë Sirinë nga ky regjim

16:59- Izraeli mbyll hapësirën ajrore mbi territorin e diskutueshëm me Sirinë

15:15- Trump për sulmet në Siri: Sulm i kryer në mënyrë të përsosur

14:06– Rusia: 71 raketa janë parandaluar nga gjithsej 103 nga sulmet e SHBA dhe aleatëve në Siri

12:48 – Kancelarja gjermane, Merkel mbështet sulmet e përbashkëta ajrore në Siri

12:40 – Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Guterres: thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore në Siri

12:36 – Donald Tusk për sulmin e SHBA dhe aleatëve në Siri: Bashkimi Evropian do të jetë me aleatët dhe drejtësinë

12:30 – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis: Varet nga Asadi nëse sulmet në Siri do të vazhdojnë

12:19 – Putin reagoi për operacionin e SHBA dhe aleatëve ndaj regjimit të Asadit, ja çfarë thotë

12:05 – Meta dhe Thaçi reagojnë për sulmet kundër regjimit të Asadit

11:15 – Edhe Turqia përshëndet sulmin ndaj qeverisë siriane

11:04– Irani i kritikoi ashpër sulmet e SHBA-së, të Francës dhe të Britanisë së Madhe ndaj Sirisë

10:40– Rusia kritikon ashpër sulmin e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës në Siri

10:28– Assad Pas Sulmeve: Mëngjes i Elasticitetit (VIDEO)

10:18- NATO mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër regjimit të Asadit

09:58 – Haradinaj mbështet vendimin e SHBA-së për nisje të sulmeve në Siri

08:26 – Çfarë dimë deri me tani për sulmet në Siri?

08:21- Sulmi i SHBA-ve dhe aleatëve në Siri, reagon ambasadori rus: do të ketë pasoja!

07:47- Britani, Theresa May: S’kishim alternativa, ja pse urdhërova sulmin në Siri (VIDEO)

07:43- Kanadaja mbështeti SHBA-në dhe aleatët në sulmin e tyre kundër regjimit të Asadit në Siri

02:00-“Sot, kombet e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë drejtuar fuqinë e tyre të drejta kundër barbarizmit dhe brutalitetit”, tha Trump në fjalimin e tij të transmetuar në nivel kombëtar.

Duke iu drejtuar aleatëve kryesorë të Bashar al-Assadit, Iranit dhe Rusisë, Trump pyeti: “Cili komb dëshiron të shoqërohet me një vrasës masiv të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm?”

“Kombet e botës mund të gjykohen nga miqtë që ata mbajnë”, tha Trump.

Herët të premten, SHBA-të njoftuan se kanë “besim shumë të lartë” se regjimi i Asadit është përgjegjës për sulmin e dyshuar kimik të fundjavës së shkuar që la të vdekur dhjetëra persona dhe qindra të plagosur.

Agjencia e Mbrojtjes Civile, Helmetat e Bardhë, fajësuan regjimin e Asadit për sulmin e dyshuar kimik, në të cilin thuhet se u vranë 78 civilë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka dërguar një ekip për gjetjen e fakteve në Siri që pritej të fillonte punën të shtunën përpara se sulmet të zhvilloheshin. Nëse vazhdon ashtu siç është planifikuar fillimisht, misioni i OPCW do të fokusohet në përcaktimin nëse ka ndodh një sulm kimik por nuk do të punojë në përcaktim e fajësisë.

Shefi i Shtabit të SHBA-ve theksoi se objektivat e goditura në Siri janë qendrat kërkimore për armët kimike në Damask, depot e armëve kimike në Homs.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button