Me boks të hekurt rrihen profesorët e gjimnazit në Gostivar

Një profesor i Gostivarit ka përfunduar në spital të Shkupit, pasi një i dyshuar e rrahu atë me “boks të hekurit”, njofton TV21.

Viktimë e këtij sulmi ishte edhe një profesor tjetër, i cili ka marr lëndime më të lehta.

Ekipi i TV21 ka vizituar profesorin e sulmuar në klinikën e Shkupit dhe ka konfirmuar këtë ngjarje, ku të sulmuar janë dy profesorët e Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi Gostivar.

Bëhet fjalë për profesorët B.K dhe D.I.

I sulmuari B.K. ka pësuar më rëndë nga ky sulm.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari ka konfirmuar këtë incident për TV21.

Policia ndërkaq ende nuk është prononcuar për rastin, dhe as drejtori i shkollës.

Për rastet kanë reaguar nga partitë Aleanca për Shqiptarët dhe BDI, të cilët e kanë akuzuar njëra tjetrën për këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button