Padi penale për Komisionin që ka mundësuar që Bajanat e Dibrës – Capa të shfrytëzohen si hotel

Drejtoria e Policisë Financiare e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër anëtarëve të Komisionit për Kategorizim, pasi që të njëjtit kanë mundësuar që objekti i caktuar për turizëm të banjave, të shfrytëzohet si hotel me 4 yje, njofton Portalb.mk.

“Të paraqiturit, në cilësinë e personave zyrtarë – anëtarë të Komisionit për Kategorizim të Objekteve Hotelierike për Akomodim në Ministrinë e Ekonomisë, duke e shfrytëzuar autoritetin dhe detyrën zyrtare, të nxitur nga T.Q., person i autorizuar dhe dorëzues i kërkesës për kategorizim të Shoqatës për Turizëm të Banjave  dhe rehabilitim trupor Banjat e Dibrës – Capa Sh.A. Dibër, gjatë vitit 2017 për objekt në fshatin Banjishtë dhe objektin në fshatin Kosovarsti i Poshtëm duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij ka kryer lëshim serioz”, thuhet në kumtesën e Policisë Financiare.

Ata kanë qenë të obliguar ligjërisht që të bëjnë kontroll të dokumenteve përpara se ta kategorizojnë. Megjithatë sipas policisë të njëjtën ata s’e kanë bërë, por ata e kanë shkruar se objektet përdoren si vend-stacionim për turizëm të banjave në vend si objekt hotelierik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button