Francë, Kulla Eiffel mbyllet për shkak të grevës

Kulla Eiffel në Francë sot është mbyllur për publikun për shkak të një greve nga personeli i sigurisë, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të premten më 13 prill, për shkak të grevës së një pjese të stafit të sigurisë së kompanisë, hapja e Kullës Eiffel është mbyllur. Kopshtet dhe sheshet janë të hapura”, ka shkruar administrata e Kullës Eiffel në anglisht.

Nuk është e qartë se çfarë janë kërkesat e grevistëve, ose kur do të hapen dyert për vizitorët.

Franca po përballet me një valë grevash në disa sektorë, me operatorin hekurudhor shtetëror SNCF që protestojnë ndaj planeve të reformës qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button