Macron dhe Putin përmes telefonit diskutojne rreth Sirisë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit në Siri në një bisedë telefonike, bënë të ditur pallati Elise të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biseda u realizua vetëm një ditë pasi Macron bëri të ditur se posedon “prova” se forcat e regjimit të Bashar al-Asadit kanë përdorur armë kimike në Duma të Gutës Lindore.

Sipas “helmetave të bardha”, sulmi i dyshuar kimik ndodhi më 7 prill dhe la të vdekur 78 civilë.

Siç theksohet, Macron i ka thënë Putinit se “i vjen keq për veton e fundit ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që pengoi përgjigjen e vetme dhe të fuqishme për të ndihmuar krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për përcaktimin e përgjegjësisë për përdorimin e armëve kimike në Siri”.

Të martën, Rusia vendosi veto ndaj rezolutës e cila do të lejonte krijimin e një trupi të ri ekspertësh për të përcaktuar fajin për sulmet e dyshuara kimike në Siri.

Projekt-rezoluta e SHBA-së mori mbështetje të madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me 12 vota për dhe vetëm dy kundër (Rusia dhe Bolivia), ndërkohë që Kina abstenoi.

Macron theksoi “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës në terren”. Pallati Elysees shtoi se Macron “dëshiron që konsultimet midis Francës dhe Rusisë të vazhdojnë dhe të intensifikohen për të sjellë paqen dhe stabilitetin në Siri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button