Turqi-BE: Përshpejtohen bisedimet për liberalizimin e vizave

Një delegacion nga Bashkimi Evropian (BE) pritet të vizitojë këtë muaj Ankaranë për të diskutuar udhëtimin pa viza për qytetarët turq dhe për të përcjellë pikëpamjet e Brukselit mbi çështjet teknike lidhur me kriteret e mbetura, raporton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet midis Turqisë dhe BE-së u përshpejtuan pasi në fillim të muajit shkurt Ankaraja paraqiti dokumentet e nevojshme lidhur me udhëtimin pa viza për shtetasit turq brenda zonës Shengen tek Komisioni i BE-së.

Zyrtarët e Komisionit të BE-së shqyrtuan dokumentin e Ankarasë për shtatë kriteret e mbetura, nga një total prej 72 që u përcaktuan nga Brukseli.

Brenda këtij kuadri, Komisioni i BE-së planifikon të dërgojë një delegacion në muajin prill.

Delegacioni i BE-së pritet të përqëndrohet në legjislacionin anti-terrorist të Turqisë, përkatësisht në marrëveshjen me Shërbimin Policor Evropian (Europol) dhe rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pikat tjera të interesit, megjithëse më pak të diskutueshme, kanë të bëjnë me pasaportat biometrike, marrëveshjen e ripranimit, masat në luftën kundër korrupsionit që konsiderohen si lehtësisht të negociueshme.

Parlamenti Evropian, i cili ka votuar në favor të disa rezolutave që kritikojnë Turqinë për çështje të ndryshme, duke shkuar deri në thirrjen për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE në korrik të vitit 2017, do të jetë i rëndësishëm në procesin që të vijë në një përfundim të suksesshëm.

Turqia pret që votimi i BE-së për udhëtimin pa viza të bëhet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2019.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas Samitin në Varna të Bullgarisë të mbajtur në muajin mars, tha se, “Nëse BE-ja merr një hap të menjëhershëm mbi këtë çështje, ne do të lehtësohemi. Kjo nuk do të jetë çështje politike, nuk duhet të marrë një pozitë që mund të prishë besimin e qytetarëve turk në BE”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button