Gjykata ruse urdhëron që të bllokohet qasja në aplikacionin Telegram

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar që të bllokohet qasja në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Rregullatori medial i Rusisë, Roskomndazor ka thënë javën e kaluar se ka ngritur një rast gjyqësor për kufizimin e qasjes në Telegram, pasi kompania ka refuzuar që t’i japë shërbimieve të sigurisë së shtetit qasje në të dhënat e përdoruesve të këtij aplikacioni, transmeton REL.

Telegram ka thënë se kjo kërkesë është “jokushtetuese” dhe nuk “bazohet në ligj”.

Para vendimit të gjykatës, organizata Amnesty International ka thënë se tentimi për bllokimin e Telegramit është “sulmi i fundit ndaj lirisë së shprehjes online”, nga autoritetet ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button