Është hapur linjë telefonike pa pagesë për denoncimin e rreziqeve shëndetësore dhe problemet me trajtimin e tyre

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ka hapur linjë telefonike pa pagesë 0800-25-555 ku qytetarët do të mund të denoncojnë parregullsi në sferën e kompetencave të inspektoratit, transmeton Portalb.mk.

Kjo bëhet me qëllim që të denoncohen sëmundjet infektive në objektet të cilat janë nën mbikëqyrjen e Inspektoratit. Qytetarët mund të denoncojnë edhe dyshime për sigurinë e lojërave të fëmijëve, mjeteve për mirëmbajtjen e pastërtisë, prodhimeve të kozmetikës, dyshime për probleme sanitare higjienike në institucione dhe objekte publike, si dhe në transportin publik dhe objektet e hotelerisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button