Të gjithë shfrytëzuesit të njihen me kornizat ligjore të lirisë së shprehjes në internet dhe jashtë saj

Ekziston nevojë e madhe që njohuritë për kornizat ligjore të cilat e rregullojnë shprehjen e lirë online por edhe ofline, të miratohen në organet gjyqësore, juristët dhe në përgjithësi të gjithë shfrytëzuesit e internetit në të cilën ata ndikojnë, ishte njëri nga konkluzat e punëtorisë së djeshme të organizuar nga Fondacioni “Metamorphosis” në Klubin e Gazetarëve në Shkup, njofton Portalb.mk.

Baza për punëtorinë ishte publikimi – online “Hapat e parë të kuptimin e lirës së shprehjes online dhe ofline”, përgatitja e së cilës është e përkrahur nga Oda Ekonomike Amerikane (ABA ROLI), Stejt Departamenti si pjesë e Projektit për Liri Interneti në Evropën Lindore dhe Euroazisi dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet, e cila është e disponueshme në tetë gjuhë, në mesin e të cilave është edhe në anglisht, shqip dhe maqedonisht.

“Edhe pse një pjesë e madhe e librave dhe hulumtimeve juridike për gjykatësit ose juristët e tjerë janë publikuar në këtë temë, ne besojmë se tani ka edhe më shumë nevojë që të thejshtësohen dhe sqarohen bazat e lirisë së shprehjes, sidomos ato që zbatohen në botën digjitale. Të gjithë kjo është e paraqitur nëpërmjet këndvështrimit të praktikës aktuale gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDN), që duhet të jetë pikë referuese kryesore për të gjithë shfrytëzuesit e internetit”, vlerësojnë redaktorët e studimit, Bogdan Manolea dhe Liana Ganea nga organizata e Rumanisë për të drejta digjitale “ApTi”.

Punëtoria është pjesë e serisë së ngjarjeve edukativo – konsultative me përfaqësues të institucioneve shtetërore, mediave, sektorit arsimor dhe civil, qëllimi i së cilës është që ta ngrit vetëdijen publike për konceptet bazike lidhur me lirinë e shprehjes si dhe standardet aktuale dhe relevante të GJEDN-së, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes në internet dhe jashtë internetit.

Një pjesë e pjesëmarrësve në diskutim e theksoi nevojën për edukim të vazhdueshëm të të punësuarve në gjyqësor në lidhje me botën online, duke filluar me mungesën e njohurive për të drejtat e njeriut dhe niveli i ulët i njohurive elementare në media. Temat e përfshira me studimin, përgjegjësia për përmbajtjet dhe shërbimet, kufizimet e lirisë së shprehjes për shkak të një sërë arsyesh (privatësi, siguri nacionale, mbrojtje të shëndetit dhe moralit, procedura gjyqësore, të drejta autoriale) janë tema aktuale në Maqedoni të cilat duhet të trajtohen më gjerë në diskutim publik, ndërkaq si pjesë e sistemit arsimor që  në moshën më të hershme.

Gjatë diskutimit u theksua se si fenomen karakteristik te vendet autoritare është bllokimi i internetit. Gazetari Lubomir Kostovski, theksoi se raste të tilla ka pasur edhe në Maqedoni nga ana e operatorëve Telekom që bllokonin internetin për qëllime politike, duke e theksuar rastin e aksionit policor “Mbrojtësit e parqeve” në vitin 2013. Ai deklaroi se nga MPB është kërkuar që ta hetojë rastin dhe të gjitha ngjarjet e ngjashme ku është shkelur e drejta e lirisë së shprehjes në vitet e kaluara.

Të pranishmit theksuan nevojën që mediat sa më shumë te kenë kujdes në këto çështje duke rikujtuar edhe në precedentin e bllokimit të qasjes në Facebook në shtëpitë studentore nga ana e Telekomit me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pas shpërthimit të skandalit me kushtet e këqija në vitin 2014, për të cilat publikoi vetëm portali “Portalb”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button