Edhe në rastin “Transporter” kërkohet përjashtim të gjykatësve

Përjashtim të Këshillit gjyqësor si dhe të kryetarëve të Gjykatës së Apelit dhe Penale kërkuan avokatët në rastin “Transporter” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi gjykata, avokati Dimitar Dengov ka dërguar kërkesë me shkrim për përjashtim të gjykatësve  15 minuta para fillimit të seancës gjyqësore.

Ky është procesi i katërt gjyqësor nga aktakuzat e PSP-së ku avokatët kërkojnë përjashtimin e gjykatësve, më parë kanë kërkuar në rastet “Tank”, “TNT” dhe “Titanik”.

Në këtë rast ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski së bashku me 22 persona të tjerë dyshohen se përmes tenderëve të korruptuar të udhëtimit shkollor kanë marrë 360.000 euro para të popullit.

Në lëndë përveç Taleskit janë të dyshuar edhe të punësuarit në Komunë, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtor të kompanive. Ish-kryetari i Komunës së Manastirit gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak, por me ankesën deri te Gjykata e Apelit u lirua.

PSP ngre akuzë ndaj kreut të Manastirit, Vlladimir Taleskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button