PSG nis bisedimet me Pogban

Paris Saint-Germain thuhet se ka nisur bisedimet për transferimin e francezit Paul Pogba nga Manchester Unitedi.

Mesfushori francez u transferua në verën e vitit 2016 nga Juventusi për një shifër rekord botëror atë kohë.

Por, ai ka dështuar t’i plotësoj pritshmëritë e drejtuesve të klubit anglez dhe shpeshherë ka qenë i kritikuar për nivelin e treguar, transmeton Telegrafi.

 Megjithatë, skuadrat e interesuara për shërbimet e tij nuk kanë munguar asnjëherë, ku ndër më seriozet është PSG-ja.

Sipas mediumit Paris United, PSG kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesin e Pogbas, të cilin ata duan ta transferojnë me një lëvizje të madhe parash.

Hierarkia e PSG-së është e pakënaqur me eliminimin e fundit të tyre nga Liga e Kampionëve dhe po planifikojnë një verë të madhe shpenzimesh.

Klubi gjithashtu ka udhëzuar kohëve të fundit reprezentuesit francez të skuadrës për të folur me Pogban në lidhje me një lëvizje në Parc des Princes gjatë afatit kalimtar veror.

Tani ata kanë filluar bisedimet me agjentin e Pogbas, Mino Raiola, lidhur me potencialin e një kalimi në kryeqytetin francez dhe gjatë verës mund të ketë lëvizje në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button